Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po intensifikon përpjekjet për ndërkombëtarizimin e programeve të studimit, duke synuar hapjen e degëve tërësisht në gjuhën angleze. Qëllimi është rritja e interesit të studentëve të huaj dhe zgjerimi i bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare.

Një tjetër hap i rëndësishëm në këtë drejtim ishte organizimi i Javës Ndërkombëtare, e cila shërbeu për shkëmbimin e përvojave mes studentëve dhe pedagogëve nga vende të ndryshme.

Ndërkohë, edhe pse viti akademik 2025-2026 po shkon drejt përfundimit, universiteti ka paralajmëruar një tur promovimesh në disa qytete të vendit dhe jashtë tij. Ky tur synon rritjen e numrit të studentëve dhe forcimin e profilit ndërkombëtar të institucionit.