Në Velipojë, situata e mbetjeve vijon të mbetet problematike, pasi në të njëjtat zona të pastruara vetëm një ditë më parë, janë rikthyer sërish grumbujt e mbeturinave. Fenomeni po krijon vështirësi në menaxhimin e mbetjeve, veçanërisht atyre organike, në prag të sezonit turistik.
Drejtori i Pastrimit në Bashkinë Shkodër, Altin Shabaj, shprehet se një situatë e tillë nuk favorizon ndërhyrjen në kohë dhe paralajmëron se shumë shpejt do të nisin penalizimet për të gjithë shkelësit.
Bashkia Shkodër përsërit apelin për bashkëpunim nga bizneset dhe qytetarët, duke theksuar se ruajtja e pastërtisë është kyçe për imazhin e Velipojës dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
