Pas organizimit të kampionateve kombëtare për U-16 dhe U-18 në “Loro Boriçi”, aktivitetet në atletikë do të vijojnë përgjatë kësaj periudhe me një kalendar të ngjeshur garash.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Izmir Smajlaj, u shpreh se pas garave në Shkodër, eventi më i afërt do të zhvillohet në Elbasan, ku do të mbahet Kupa e Shqipërisë në atletikë. Ai thekson se sezoni do të shoqërohet me një sërë organizimesh të tjera, duke synuar rritjen e nivelit të sportit dhe aktivizimin e sa më shumë atletëve në rang kombëtar.

Ndërkohë, Vllaznia ka korrur sërish rezultate të shkëlqyera në garat për moshat, duke u konfirmuar si një nga ekipet më të forta në vend. Kuqeblutë mbeten pretendentë kryesore edhe në kategorinë e të rriturve, me synimin për të vijuar dominimin në atletikën shqiptare.