Artistja shkodrane Rozafa Shpuza ka çelur ekspozitën e saj fotografike “Qyteti që m’rri në sy” në 5-vjetorin e Galerisë “Oda”, një projekt i konceptuar dhe kuruar artistikisht nga vetë ajo. Përmes fotografisë bardhë e zi, ajo sjell një Shkodër intime dhe të ndjerë, si një mozaik emocionesh dhe detajesh urbane.

Në këtë ekspozitë, artistja zgjedh gjuhën e thjeshtë por të fuqishme bardhë e zi, duke i dhënë më shumë thellësi dhe ndjeshmëri çdo imazhi të kapur përmes objektivit të saj.

Kuratori i ekspozitës, Fatmir Juka, e vlerëson këtë prurje si një rrëfim të sinqertë artistik nga ana e artistes.

Ky vit duket të jetë i veçantë për Rozafa Shpuzën, pasi pak kohë më parë ajo solli për lexuesit librin më të ri me poezi  “Vetimat e shuejnë inatin n’Bunë”, duke dëshmuar një profil artistik të shumëanshëm.