Në varrezat historike të Rrmajit në Shkodër, mes figurave që prehen është edhe ajo e Idromenos. Gjendja e varrit të tij dikton nevojën për ndërhyrje në konservim dhe mirëmbajtje. I këtij mendimi është arkitekti Zef Çuni.

Restaurimi bëhet i domosdoshëm për shkak se monumenti përfaqëson vlera të çmuara të historisë dhe identitetit të Shkodrës.

Ndërkohë, figura e Idromenos, i njohur si projektuesi i Shkodrës evropiane, mbetet një simbol i rëndësishëm për qytetin, ndërsa vendprehja e tij vijon të presë një trajtim më dinjitoz.