Pas humbjeve ndaj Dinamos dhe Elbasanit, specialisti i sportit dhe ish-arbitri Mhill Shkëmbi ndan opinionin e tij për formën e Vllaznisë. Sipas tij, pavarësisht rezultateve negative, skuadra kuqeblu ka zhvilluar lojë të mirë, por ka qenë e pafat në momentet vendimtare të ndeshjeve.

Shkëmbi shpreh gjithashtu besimin se Vllaznia do të reagojë në ndeshjet e radhës, sidomos ndaj skuadrave të fundtabelës, ku nuk pritet të ketë gabime.

Pas dy rezultateve zhgënjyese, kuqeblutë kërkojnë rikthimin te fitorja, ndërsa sfida e radhës do të luhet në “Loro Boriçi” përballë Bylisit. Takimi është planifikuar të zhvillohet të shtunën në orën 16:00, ku Vllaznia synon tre pikët për të mbajtur gjallë garën për titullin kampion.