E hëna rikthen Vllazninë në fushën e lojës, këtë herë për “Abissnet Superiore”, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në “Elbasan Arena”, kuqeblutë do të përballen me Elbasanin, në një duel direkt mes pretendentësh për titullin kampion. Kjo sfidë konsiderohet si kryendeshja e javës së 33, duke marrë parasysh diferencën minimale mes dy skuadrave ku Vllaznia kryeson renditjen me vetëm një pikë më shumë.

Ish-kapiteni i kuqebluve, Amarildo Belisha, e sheh këtë ndeshje si shumë të rëndësishme, në aspektin psikologjik për pjesën e mbetur të sezonit.

Belisha ndalet edhe te fakti që ndeshja luhet në transfertë dhe që Elbasani ka pasur më shumë kohë në dispozicion për përgatitje, por thekson se këto elemente nuk përbëjnë një avantazh të madh për vendasit.

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, Vllaznia synon reagimin e menjëhershëm në kampionat, ku objektivi mbetet rikthimi i titullit në Shkodër pas 25 vitesh.