Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër u prezantua libri “Caso chiuso” të autores Laura Olldashi. Aktiviteti mblodhi dashamirës të librit, lexues dhe figura të kulturës, të cilët u njohën më nga afër me veprën dhe mesazhet që ajo përcjell.
Gjatë këtij promovimi, autorja ndau me të pranishmit detaje nga procesi krijues dhe tematika e librit, duke theksuar dimensionin narrativ dhe elementët që e bëjnë këtë vepër të veçantë.
Diskutimet u përqendruan edhe në rëndësinë e letërsisë bashkëkohore dhe rolin që ajo luan në pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Shkodrës.
Promovimi u shoqërua me interes nga publiku. Ky prezantim në Bibliotekën “Marin Barleti” u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Librit.
