Një mbrëmje artistike festive u zhvillua në Teatrin “Migjeni” në kuadër të edicionit të 6-të të aktivitetit “Ku e muer emnin Malësia e Madhe”, që përkon me 30-vjetorin e Shoqatës “Kënga jonë” dhe në nderim të 115-vjetorit të ngritjes së flamurit në Deçiq nga Dedë Gjon Luli duke bashkuar artistë të njohur dhe publikun në një natë kushtuar traditës dhe identitetit.

Kulmi i kësaj mbrëmjeje ishte nderimi i këngëtarit të muzikës popullore Rrok Gjelaj me titullin “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, si vlerësim për kontributin e tij në ruajtjen e këngës dhe kulturës së zonës. Në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si Irini Qirjako, Çun Lajçi, artistët e Teatrit “Migjeni” etj.

Aktiviteti u organizua nga Shoqata Kulturore “Kënga Jonë”, në bashkëpunim me RTSH, ndërsa koncerti do të transmetohet së shpejti në rrjetin publik.