Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, analizoi humbjen ndaj Dinamos, duke theksuar se një moment i vetëm vendosi fatin e ndeshjes dhe të gjithë përballjes.
Sipas tij, skuadra zhvilloi një lojë të mirë dhe krijoi raste, por nuk arriti t’i konkretizojë, ndërsa shprehu keqardhje edhe për tifozët për humbjen e përjetuar.
Martini u ndal edhe te ndikimi i kësaj humbjeje në vijimësinë e sezonit, duke theksuar se objektivat e skuadrës mbeten të pandryshuara.
Pavarësisht eliminimit nga Kupa, nga Vllaznia kërkohet reagim i menjëhershëm, pasi përpara ka një tjetër sfidë vendimtare. Kuqeblutë do të përballen në transfertë me Elbasanin, në një ndeshje direkte për garën e titullit kampion.
Ky takim pritet të ketë peshë të madhe në ecurinë e kampionatit, ndërsa Vllaznia synon të rikthehet te rezultatet pozitive dhe të ruajë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
