Një aksion i gjerë pastrimi është zhvilluar në bregdetin e Velipojës, me angazhimin e institucioneve vendore dhe strukturave përgjegjëse për mjedisin, në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik.
Prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve për ruajtjen e hapësirave natyrore, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si një hap konkret drejt ndërgjegjësimit kolektiv.
Nga ana tjetër, drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Agim Dardha, nënvizoi se kujdesi ndaj mjedisit nuk duhet të mbetet vetëm në aksione të izoluara, por të kthehet në një praktikë të përditshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të kontribuojnë aktivisht në mbajtjen pastër të bregdetit dhe zonave të mbrojtura, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit është një përgjegjësi e përbashkët dhe një investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e turizmit dhe komunitetit.
