Studimi i gjuhëve të huaja po kthehet gjithnjë e më shumë në një avantazh konkret për të rinjtë që synojnë të integrohen në tregun e punës. Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron programe studimi dhe bashkëpunime me universitete europiane, duke u dhënë studentëve mundësi zhvillimi profesional dhe përvoja ndërkombëtare.
Studentët që ndjekin këto programe aftësohen shpejt për tregun e punës, duke pasur mundësi të punësohen jo vetëm si mësues të gjuhëve të huaja, por edhe në sektorë të tjerë.
Ndër gjuhët më të preferuara mbetet anglishtja, megjithatë edhe gjuhët e tjera po marrin rëndësi, duke reflektuar nevojën për profesionistë të profilizuar në tregje të ndryshme.
