Një ditë para gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Dinamos, në kampin kuqeblu janë optimistë se do ja dalin. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në kryeqytet, gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit që do të luhet të enjten në orën 19:00 në “Loro Boriçi”.
Kapiteni i kuqebluve, Bekim Balaj, u shpreh se pavarësisht faktorit fushë, barazimi i takimit të parë nuk krijon asnjë avantazh real për asnjërën skuadër. Balaj u ndal edhe te mungesat në skuadër, duke theksuar se grupi është i gatshëm të japë maksimumin në fushë për të arritur objektivin.
Statistikat e këtij sezoni tregojnë një rivalitet të fortë mes dy skuadrave. Vllaznia dhe Dinamo janë përballur pesë herë, ku kuqeblutë kanë fituar dy ndeshje ndërsa dinamovitët vetëm një, dy të tjera janë mbyllur në barazim.
