Autori shkodran David Boseta ka sjellë për lexuesit romanin më të ri në zhanrin triller, me titull “Sfida e Killerit”. Libri, i redaktuar nga Zija Vukaj dhe me kopertinë nga Piero Boseta, zhvillon ngjarjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë një histori të mbushur me mister dhe tension.

Ngjarja nis me një krim të pazakontë që trondit jetën e një qyteti të vogël, ndërsa rrëfimi zbërthen një realitet të errët që fshihet pas pamjes së qetë të një vrasësi. Përmes një narrative dinamike, autori ndërton një atmosferë suspense që mban lexuesin të angazhuar deri në fund.

Romani “Sfida e Killerit” është tashmë i disponueshëm për lexuesit në Librari “Ora e Shkodrës”, në Libraria Universitare Shkodër, si dhe përmes porosive direkte online.