Sporti i atletikës pritet shumë shpejt të bëhet pjesë e programeve shkollore në vend, një hap që synon të promovojë aktivitetin fizik dhe të zbulojë talente të reja që në moshë të hershme. Lajmi konfirmohet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Izmir Smajlaj, i cili thekson rëndësinë e kësaj nisme për zhvillimin e sportit në Shqipëri.

Një nga sfidat kryesore të këtij sporti mbetet mungesa e infrastrukturës së përshtatshme, veçanërisht sallave të mbyllura, që kufizon zhvillimin e aktiviteteve gjatë gjithë vitit dhe përgatitjen profesionale të sportistëve. Pavarësisht këtyre vështirësive, Smajlaj shprehet optimist se atletika do të marrë mbështetjen e nevojshme në të ardhmen.

Atletika konsiderohet një nga sportet bazë, që ndër vite ka dhënë rezultate të rëndësishme, edhe pse është përballur me mungesa infrastrukturore dhe mbështetje të kufizuar.