Galeria e Arteve në Shkodër vijon të jetë një hapësirë e rëndësishme për promovimin e artit bashkëkohor, duke u kthyer në një alternativë kulturore për qytetarët dhe vizitorët. Aktualisht, në këtë ambient është çelur ekspozita “Aether”, një projekt artistik që ndërthur elementë të grafikës dhe skulpturës, duke ofruar një përvojë ndryshe estetike.
Ekspozita mban firmën e artistëve Arben Koliçi dhe Edi Meço. “Aether” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 24 prill, duke ftuar të gjithë dashamirësit e artit të bëhen pjesë e saj. Ndërkohë, Galeria e Arteve parashikon një kalendar të pasur aktivitetesh në vijim, me ekspozita dhe ngjarje të tjera artistike që synojnë të gjallërojnë jetën kulturore të qytetit dhe të mbështesin artistët vendas e më gjerë.
Me një kalendar që premton aktivitet të vazhdueshëm, Galeria e Arteve synon të mbetet një pikë takimi për artistët dhe publikun. Ekspozita më e afërt do të jetë ajo e artistit Arben Golemi, më 30 prill.
