Në fokus të ditës së dytë të konferencës shkencore ndërkombëtare “Albanologjia dhe mërgata” ishte bashkëbisedimi me studiuesin Vehbi Miftari mbi temën “Letërsi e kombformim”.

Studiuesi dhe diplomati nga Kosova u ndal te pesha historike që ka pasur letërsia në formësimin e vetëdijes kombëtare, duke theksuar se ajo ka shërbyer si një instrument i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe kujtesës kolektive, veçanërisht në periudha të vështira historike. 

Si pjesë e misionit diplomatik të Kosovës në Vatikan, Miftari u ndal edhe te marrëdhëniet bilaterale mes tyre.

Takimi me studiuesin Vehbi Miftari u shoqërua me diskutime dhe pyetje nga të pranishmit, duke e kthyer aktivitetin në një debat të gjallë akademik mbi sfidat dhe rolin e letërsisë në kohët moderne.