Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” çeli punimet e saj Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë “Albanologjia dhe mërgata”, e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Qendra e Studimeve Albanologjike.

Në fjalën hapëse, Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, vlerësoi rëndësinë e kësaj konference si një hap i mëtejshëm në forcimin e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. 

Drejtuesja e Qendrës së Studimeve Albanologjike, Prof. As. Dr. Zamira Shkreli, theksoi nevojën për thellimin e studimeve mbi raportin mes albanologjisë dhe diasporës shqiptare.

Punimet e konferencës do të vijojnë edhe gjatë ditës së premte, ku janë parashikuar sesione paralele në ambientet e Bibliotekës Shkencore.