Vllaznia do të zbresë këtë të shtunë në transfertë përballë Vorës, në një ndeshje që luhet në orën 16:00, e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”.

Në letër, sfida duket e favorshme për kuqeblutë që janë në garë për titullin kampion, ndërsa Vora lufton për mbijetesë. Megjithatë, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka paralajmëruar se përballja nuk do të jetë aspak e lehtë, duke vlerësuar kundërshtarin si një skuadër që kërkon pikë jetike në këtë fazë të kampionatit.

Statistikat e këtij sezoni janë në favor të Vllaznisë, me dy fitore dhe një barazim në tre përballjet direkte ndaj Vorës. Megjithatë, diferencat në fushë pritet të testohen edhe një herë, në një ndeshje ku motivimi i të dyja skuadrave mbetet maksimal për objektivat respektive.