Një ditë para festës së Pashkës, besimtarët katolikë të Shkodrës iu drejtuan kishave të qytetit për të bekuar shportat me ushqimet tradicionale, ku në qendër qëndron buka e Pashkës dhe vezët si simbol i festës. Ky ritual nisi që në orët e para të mëngjesit.
Besimtarë të shumtë morën pjesë në këtë rit të veçantë, i cili përcillet brez pas brezi si një shenjë besimi dhe përkushtimi shpirtëror.
Ky ritual mbetet një nga momentet më të rëndësishme për komunitetin katolik, pasi buka e bekuar konsumohet në mëngjesin e së dielës së Pashkës, duke simbolizuar ringjalljen dhe shpresën.
