3 Marsi, Dita Botërore e Shkrimtarëve, merr një domethënie të veçantë për Shkodrën, qytetin ku ka lindur letërsia shqiptare. Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, Zija Vukaj, vlerëson se letërsia bashkëkohore është në “borxh” ndaj traditës së pasur letrare shqiptare, por megjithatë thekson se krijimtaria vijon dhe ka autorë që kontribuojnë në mënyrë serioze në fushën e letrave.
Një nga sfidat kryesore mbetet raporti mes cilësisë së shkrimeve dhe numrit të lexuesve. Vukaj thekson se cilësia kushtëzon drejtpërdrejt interesin e publikut.
Shoqata e Shkrimtarëve në Shkodër është vazhdimisht në përkrahje të të rinjve, duke i mbështetur në hapat e parë të krijimtarisë dhe duke organizuar aktivitete letrare që nxisin zhvillimin e tyre.
