Bejta ka rrënjë të hershme në qytetin e humorit në Shkodër. Prej vitit 2017, ky zhanër i humorit tipik shkodran ka marrë ngjyra të reja dhe forma moderne, duke u përshtatur me kohën pa humbur shpirtin e vjetër të qytetit. Një vëmendje ka edhe për të rinjtë teksa kohët e fundit është rritur interesi.

Grupi i Bejtës Shkodrane ka marrë një trajtë zyrtare dhe pritet që së shpejti të organizohen evente të dedikuara për promovimin e këtij zhanri unik të humorit shkodran.