Në ambientet e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, u zhvillua promovimi i librit “Miniguida, Shkodra”. Aktiviteti mblodhi rreth vetes studentë, nxënës, pedagogë e dashamirës të librit dhe historisë.

Në panelin e të ftuarve ishin Tea Çuni, Drejtuese e Departamentit të Komunikimit dhe Promovimit në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”; Rudina Uruçi, mësuese e historisë në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” dhe autorja e librit, Melisa Paci.

Prej vitesh jeton në Itali por për Pacin ishte e rëndësishme që librin ta sillte në shqip. Ky promovim ishte një hap i rëndësishëm për afirmimin e vlerave lokale përmes botimeve të kujdesshme, që jo vetëm informojnë, por edhe edukojnë, frymëzojnë dhe ruajnë kujtesën kulturore të një qyteti si Shkodra.