Panairi “Libri të ban të lirë” ka vijuar aktivitetet në sheshin përreth Katedrales së qytetit. Fundi i ditës së parë kulmoi me përshëndetjen e Arqipeshkëvit Peragine përpara pjesëmarrësve.
Një nga momentet më të spikatura në nisje të ditës së dytë ishte takimi me shkrimtarin e njohur shkodran Xhahid Bushati, i cili ndau historitë e tij dhe rëndësinë e leximit që në moshë të vogël. Ai vlerëson iniciativën e organizimit të panairit.
Aktivitetet e panairit të librit do të përmbyllen nesër, në ditën e tretë, me një program ku përfshihen lexime publike, prezantime botimesh dhe takime me autorë nga Shqipëria dhe diaspora.
