“Ia vlen të jetosh”, ka qenë ky mesazhi i pëcjellë në Shkodër në marshimin 16-të kundër kancerit të gjirit, organizuar nga YWCA dhe Bashkia Shkodër. I pranishëm në këtë marshim, ishte edhe Kryetari i Bashkisë Benet Beci i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ndërkohë që ambasadorët e akredituar në Shqipëri kanë zgjedhur Shkodrën për të dhënë mesazhe sensibilizuese në kuadër të “Tetorit Rozë”, muajit të sensibilizimit kundër kësaj sëmundje.

Kryetari i Bashkisë Shkodër në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e të qënurit të gjithë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për t’iu drejtuar institucioneve shëndetësore për të parandaluar kancerin. Ambasadorët e akredituar në Shqipëri, ndanë me të pranishmit edhe historitë përsonale të rasteve të të prekurve nga kanceri i gjirit. Kjo ecje simbolizon fuqinë e bashkimit dhe kurajon për t’i thënë PO jetës!