Loreta Tomaj është psikologia klinike që në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendosur ka shpallur ofertën e veçantë në mbështetje të një kauze kaq të rëndësishme. Ajo dhuron për klientët e saj, gjatë gjithë muajit tetor 2024, librat në vijim:
- Bissi, A. (2020). Rrahja e jetës: njoh dhe mbarështoj emocionet e mia. Përk. Loreta Tomaj. Shkodër: SHKODRA.
- MONBOURQUETTE, J. (2020). SI TË FALËSH? Udhëzues praktik për faljen. Përk. Loreta Tomaj. Shkodër: SHKODRA.
Po ashtu psikologia shkodrane ka ofruar me gjysmë çmimi, për kolegët e saj psikologë, gjatë gjithë muajit tetor 2024, librin në vijim:
- Bissi, A. (2020). Rrahja e jetës: njoh dhe mbarështoj emocionet e mia. Përk. Loreta Tomaj. Shkodër: SHKODRA.
Psikologia klinike Tomaj, si një animaliste ofron po ashtu tre seanca falas për personat që duan të përpunojnë zinë për largimin nga kjo jetë të kafshëve të tyre të dashura shtëpiake.
Veç psikologes Tomaj, nismës për të ofruar këshillim falas në mbështetje të kauzës, janë bashkuar edhe psikologë të tjerë nga i gjithë vendi.

