Individi dhe problematikat me të cilat përballet në jetën moderne janë në qendër të librit “Loja e formave gjeometrike në mure”, të shkrimtarit shkodran Suad Arilla. Vepra u promovua në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër, në një takim kushtuar krijimtarisë së autorit.

Përmes këtij libri, Arilla trajton aspekte të ndryshme të jetës së individit dhe raportin e tij me realitetin që e rrethon. Autori shpjegon edhe arsyen përse ka zgjedhur një titull të veçantë për veprën e tij.

Pjesë e librit janë edhe përjetime personale të shkrimtarit, të cilat ndërthuren me temat dhe problematikat që ai ka zgjedhur të trajtojë.

“Loja e formave gjeometrike në mure” është libri i tretë i Suad Arillës, i cili vijon rrugëtimin e tij në letërsi, duke sjellë një tjetër vepër që vendos në qendër njeriun dhe përvojat e tij në shoqërinë bashkëkohore.