Viti 1914 dhe misioni i parë holandez i paqes në Shqipëri janë në qendër të romanit më të ri të shkrimtares Flutura Açka, i cili u promovua në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër.

Gjatë takimit me lexuesit, autorja shpjegoi arsyet që e shtynë të rikthehej në këtë periudhë të historisë shqiptare, duke e lidhur frymëzimin e saj me praninë e misionit holandez në vendin tonë.

Ndërthurja e fakteve historike me elementet e letërsisë është një nga karakteristikat kryesore të veprës “1914”. Përmes dy vëllimeve, autorja sjell një rrëfim letrar të mbështetur në ngjarje historike, duke ndërthurur dokumentimin e së kaluarës me krijimtarinë artistike.

Romani “1914” u prezantua në prani të dashamirësve të librit, duke sjellë në vëmendje një periudhë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.