Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, shtetasi A. N. ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje të zonës, të cilat kishin mbetur pa energji elektrike.
Gjatë ndërhyrjes për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, 34-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën. Sipas policisë, ndërhyrja ishte kryer pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.
Rreth orës 20:36, elektricisti është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
