Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 67-vjeçare ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Shkodër, pranë Urës së Bahçallëkut.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:40, një 27-vjeçare me inicialet B. P. dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 67-vjeçarja me inicialet E. B., e cila në momentin e përplasjes po ecte në trotuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik.