Ekspozita personale “Shtegtimet e Bardha” e skulptorit Sabri Shaqiri u çel në Galerinë “Oda” në Shkodër, duke sjellë për publikun krijime artistike të realizuara përmes punimit të gurit. Për artistin, skulptura është një mënyrë për të shprehur ide dhe emocione, duke i dhënë formë materialit përmes mjeshtërisë dhe imagjinatës.
Ekspozita është kuruar nga Genc Rezniqi, i cili ndalet te koncepti artistik i “Shtegtimeve të Bardha” dhe mesazhi që përcjellin veprat e ekspozuara.
Ekspozita “Shtegtimet e Bardha” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 10 nëntor, duke u dhënë mundësi artdashësve të njihen nga afër me krijimtarinë e Sabri Shaqirit dhe mënyrën se si guri shndërrohet në vepër arti.
