Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik, por vështirësitë që lidhen me të shpesh mbeten të pashprehura. Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, 10 tetori shërben si një thirrje për ndërgjegjësim, për të kapërcyer paragjykimet dhe për të nxitur kërkimin e ndihmës profesionale. Për problematikat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e trajtimit të tyre flet mjekja psikiatre dhe shefja e Spitalit Psikiatrik të Shkodrës, dr. Eridana Rusi.

Njohja e shenjave të hershme, komunikimi me familjarët dhe konsultimi me specialistët janë elemente të rëndësishme në kujdesin për shëndetin mendor. Krahas trajtimit mjekësor, vëmendje të veçantë kërkon edhe mënyra se si shoqëria i mbështet personat që përballen me këto vështirësi.

Dita Botërore e Shëndetit Mendor synon të përcjellë mesazhin se kërkimi i ndihmës nuk duhet të jetë burim paragjykimi, ndërsa kujdesi ndaj shëndetit mendor duhet të mbetet një përparësi gjatë gjithë vitit.