KF Vllaznia ka bërë ndryshime në pankinën e saj. Kuqeblutë kanë njoftuar fillimisht përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini, ndërsa pak më vonë ka zyrtarizuar edhe pasuesin e tij, trajnerin me përvojë ndërkombëtare Csaba László.

Përmes një njoftimi zyrtar, Vllaznia falënderoi Martinin për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës kuqeblu, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Njoftimi i KF Vllaznia për largimin e trajnerit Edi Martini

🔴🔵 NJOFTIM ZYRTAR

KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini.

Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës.

I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Faleminderit, Edi!

Pas ndarjes me Martinin, drejtuesit nuk kanë vonuar të bëjnë publik emrin e trajnerit të ri. Në krye të Vllaznisë është emëruar Csaba László, një teknik me eksperiencë të gjerë në futbollin europian.

Sipas njoftimit të klubit, László ka eksperiencë në Bundesligë, Skoci, Belgjikë dhe Hungari, ndërsa gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe dy përfaqësuese kombëtare. Ai është vlerësuar gjithashtu si Trajneri i Vitit në Skoci dhe Trajneri i Vitit në Hungari.

Njoftimi i KF Vllaznia për emërimin e trajnerit Csaba Laszlo

WELCOME TO VLLAZNIA, CSABA LÁSZLÓ! 🔴🔵

Eksperiencë ndërkombëtare nga Bundesliga, Skocia, Belgjika, Hungaria dhe drejtimi i dy Kombëtareve.

🏆 Trajneri i Vitit në Skoci
🏆 Trajneri i Vitit në Hungari

Eksperiencë. Personalitet. Ambicie.

Një kapitull i ri fillon në Shkodër.

Mirë se erdhe, Mister! 🔴🔵

Me këtë lëvizje, Vllaznia mbyll kapitullin me Edi Martinin dhe nis një etapë të re me Csaba László në pankinë. Trajneri i ri merr drejtimin e skuadrës në një moment të rëndësishëm të sezonit, me objektivin për të përmirësuar rezultatet dhe ecurinë e kuqebluve.