Procesi i regjistrimeve në universitetet publike të vendit vijon, ndërsa Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka mbyllur raundin e parë me një bilanc pozitiv.

Në një deklaratë për mediat, rektorja Blerta Dragusha bëri një përmbledhje të ecurisë së regjistrimeve, duke bërë të ditur se është shënuar një rritje prej rreth 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rektorja u ndal edhe te programet e studimit që kanë tërhequr interesin më të madh të maturantëve gjatë raundit të parë, duke evidentuar degët me numrin më të lartë të regjistrimeve.

Procesi mbetet ende i hapur dhe regjistrimet do të vijojnë sipas fazave të parashikuara, duke u dhënë mundësi kandidatëve të tjerë të bëhen pjesë e programeve të studimit të Universitetit të Shkodrës.