Regjistrimet për vitin e ri shkollor në arsimin profesional vijojnë deri më 30 shtator, ndërsa në Shkodër një prej institucioneve ku të rinjtë mund të zgjedhin një profesion është Shkolla e Mesme Profesionale “Arben Broci”.

Shkolla ofron pesë drejtime: Elektroteknikë, Shërbim Mjetesh Transporti, Mekanikë, Termo-Hidraulikë dhe Teknologji e Informimit dhe Komunikimit. Drejtori Lubjan Pajovi tregon se si kanë ecur regjistrimet, të hapura që prej 6 korrikut.

Mes alternativave që ofron shkolla, Mekanika rezulton ndër drejtimet më të kërkuara nga të rinjtë, duke reflektuar interesin për formimin në profesione praktike. Shkolla e Mesme Profesionale “Arben Broci” numëron mbi 430 nxënës. Regjistrimet për klasat e dhjeta vijojnë deri më 30 shtator dhe kryhen përmes e-Albania.