Parku Arkeologjik i Shkodrës vijon të jetë ndër destinacionet kulturore më të vizituara në Shqipëri. Gjatë periudhës janar–gusht 2026, ky sit ka pritur 135 mijë e 293 vizitorë vendas dhe të huaj, duke u renditur i treti në shkallë kombëtare.

Shifrat e publikuara për tetë muajt e parë të vitit konfirmojnë interesin e lartë për trashëgiminë kulturore të Shkodrës. Me 135.293 vizitorë, Parku Arkeologjik i Shkodrës renditet pas Kalasë së Gjirokastrës, e cila kryeson me 223.280 vizitorë, dhe Parkut Kombëtar të Butrintit me 204.867.

Pas Shkodrës renditen Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë me 104.128 vizitorë, Parku Arkeologjik i Apolonisë me 91.764 dhe Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat me 70.143 vizitorë.

Në rang kombëtar, gjatë periudhës janar–gusht 2026, sitet kulturore të Shqipërisë janë vizituar nga 1 milion e 62 mijë e 67 persona. Numri i vizitorëve rezulton 5% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, 21,3% më i lartë se në vitin 2024 dhe 65% mbi nivelin e vitit 2023.

Parqet arkeologjike kanë tërhequr numrin më të madh, me 448.711 vizitorë, ndërsa 312.220 persona kanë vizituar kalatë dhe monumentet e kulturës dhe 301.136 muzetë kombëtarë.

Shifrat e tetë muajve të parë të vitit e pozicionojnë Shkodrën mes destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në vend, me Parkun Arkeologjik që mban vendin e tretë për numrin e vizitorëve.