Në Postribë u përkujtua 80-vjetori i Kryengritjes së 9 shtatorit 1946, një prej ngjarjeve të rëndësishme të qëndresës antikomuniste në Shqipëri. Ceremonia e organizuar nga Bashkia Shkodër u zhvillua pranë memorialit në qendër të Postribës, ku në nderim të pjesëmarrësve dhe martirëve të kryengritjes u vendosën kurora me lule.

Të pranishëm ishin nënkryetarët e Bashkisë Shkodër, Alban Preka dhe Teuta Qyteza, kryetari i Këshillit Bashkiak, Oltion Luli, përfaqësues të Njësisë Administrative Postribë dhe të tjerë. Nën shoqërimin e Bandës Frymore të Qytetit, ceremonia solli në vëmendje sakrificën e atyre që më 9 shtator 1946 u ngritën kundër regjimit komunist.

Tetë dekada më pas, Kryengritja e Postribës përkujtohet si simbol i qëndresës antikomuniste, ndërsa nderimi për protagonistët dhe viktimat e represionit që pasoi mbetet pjesë e kujtesës historike të Shkodrës dhe vendit.