Koncertet e edicionit të 17-të të “Shkodra Jazz Festival” vijuan në Teatrin “Migjeni”, ku këtë herë në skenë u ngjit kuarteti i artistit Kejdi Barbullushi. Mbrëmja solli për publikun shkodran ritmet e jazz-it dhe interpretimet e muzikantëve, në kuadër të programit që festivali po zhvillon në hapësira të ndryshme të qytetit.

Drejtori artistik i festivalit, Florian Jakaj, thotë se një prej mesazheve kryesore të “Shkodra Jazz Festival” është dimensioni i lirisë artistike dhe hapësira që kjo muzikë krijon për artistët.

“Ndihem mjaft mirë që jam pjesë e këtij kuarteti dhe që bashkëpunoj me një artist të talentuar si Kejdi. Në Shqipëri po kaloj mirë dhe kam njohur njerëz fantastikë,” u shpreh Matheus Jardim, pjesë e kuartetit në perkursion.

“Shkodra Jazz Festival” do të vijojë edhe përgjatë javës me koncerte të tjera, duke sjellë artistë dhe tinguj jazz-i për publikun shkodran.