Në Shkodër u zhvillua ceremonia përkujtimore me rastin e 82-vjetorit të rënies së “5 Heronjve të Vigut”, një ngjarje e përvitshme kushtuar pesë partizanëve të vrarë më 21 gusht të vitit 1944 në Vig të Mirditës.

Përfaqësues të Organizatës së Dëshmorëve dhe asaj të Veteranëve të Luftës në Shkodër, së bashku me pjesëmarrës të tjerë, vendosën kurora me lule pranë monumentit, në nderim të figurës dhe veprës së pesë heronjve.

Për rëndësinë e kësaj date dhe ruajtjen e kujtesës historike foli edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Shkodrës, Zamir Llazani. Gjatë ceremonisë, nuk mungoi edhe vendosja e yllit të kuq pranë bustit, nga anëtarë të Partisë Komuniste.

Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha dhe Ahmet Haxhia janë pesë figurat që përkujtohen çdo 21 gusht. Ata ranë më 21 gusht 1944, gjatë një përplasjeje të armatosur në Vig të Mirditës.