Protesta e radhës e zhvilluar në Shkodër nuk u përqendrua vetëm te thirrjet kundër klasës politike shqiptare. Krahas sloganit “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit ngritën edhe një tjetër kauzë, duke shprehur kundërshtimin ndaj mundësisë së hapjes së një konsullate të Serbisë në Shkodër. Qëndrimin kundër e shpalosi edhe sekretari i Partisë Komuniste, Gjon Bruçi.
Vetëm pak minuta pas përfundimit të protestës së zhvilluar para Bashkisë Shkodër, i njëjti shesh ndryshoi krejtësisht atmosferë. Qytetarët u bënë pjesë e koncertit muzikor të këngëtarit Mateus Frroku në kuadër të eventeve verore që organizon Bashkia Shkodër.
