Nga Musa Kurtulaj

Projekti i reformes territoriale të PD-së, i prezantuar të premtën e 31 korrikut nga Luçiano Boçi, parashikon që Bashkisë Shkoder ti hiqen Thethi dhe Velipoja për të shtuar edhe 3 bashki të tjera ! Shumë i çuditshëm ky projekt , pasi nëse i heqë Shkodres Thethin turistik dhe Velipojen turistike atëherë ia ke azgjesuar asaj potencialet e zhvillimit turistik të dhe në të njëjten kohë edhe minimizuar kapacitetin e infrastrukturës turistike që kanë sot këto dy zona turistike të nivelit nderkombëtar!

Përfshirja në reformen territoriale të vitit 2015 e Thethit dhe Velipojes në Bashkinë Shkoder, koha tregoi se ka qënë gjetja më e drejtë dhe efikase e kësaj reforme në shkallë kombëtare ! Këto vite shënuan një bum të zhvillimit turistik në Velipojë e Thethë, dhe ky bum është i lidhur shumë edhe me kontributin e Bashkisë Shkoder në administrim që u bëri këtyre zonave, në ndryshim rrenjësor me kohen kur ishin komuna!

Sot mund të flitet me sigurinë më të madhe që turizmi në Velipojë dhe Thethë është konsoliduar dhe ecën fuqishëm drejtë zhvillimit të panderprerë! Tani ti shkëputësh sot nga administrimi i Bashkisë Shkoder është një goditje me pasoja shumë të rënda që i bëhet zhvillinit të turizmit edhe në nivel kombëtar. Shkodra si bashki, nga reforma territoriale e vitit 2015 është unike në Shqipëri e më gjërë pasi fillon me plazhin e Velipojes (bregdetin) dhe përfundon me Thethin turistik në Alpe!

Kjo bashki mund të merret model në shkallë vëndi për efikasitetin e reformes territoriale ekzistuese. Tani të kërkosh sot për ta coptuar, është më shumë se absurde. Në mënyrë figurative: ti heqësh Shkodres Velipojen dhe Thethin do të thotë ti presësh këmbët dhe koken ! Sa i përket shtrirjes territoriale të Bashkisë Shkoder dhe mundësisë së zgjërimit të saj, kam shumë për të thënë, por kjo i përket një kohe më të përshtatëshme!