Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në koncertin “Ramë Lahaj & Friends”, që do të mbahet më 20 qershor, në orën 20:00, në Shirokë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci bëri të ditur se dy zhvilloi një takim me tenorin me famë botërore Ramë Lahaj dhe dirigjenten e Orkestrës Simfonike të Shkodrës, Elda Laro.

Sipas tij, Shiroka do të shndërrohet në skenën e një mbrëmjeje të veçantë artistike, ku muzika dhe bukuria e natyrës do të bashkohen në një përjetim të paharrueshëm për publikun.

Kryebashkiaku theksoi se koncerti do të jetë pa pagesë dhe i hapur për të gjithë, duke e cilësuar atë si një festë të madhe të muzikës që pritet të mbledhë artdashës nga Shkodra dhe më gjerë.

“Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj feste të madhe të muzikës. Koncerti është pa pagesë dhe i hapur për të gjithë. Shihemi në Shirokë!”, shkruan Beci në mesazhin e tij.

Reagimi i plotë i kryebashkiakut Beci në rrjetet sociale

Dy ditë para koncertit "Rame Lahaj & Friends", pata kënaqësinë të pres në zyrë tenorin me famë botërore Rame Lahaj dhe drejtoren e Orkestrës Simfonike, Elda Laro.
Më 20 Qershor, në ora 20:00, Shiroka do të bëhet skena e një mbrëmjeje të veçantë artistike, ku muzika dhe bukuria e natyrës do të bashkohen në një përjetim të paharrueshëm.
🎶 Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj feste të madhe të muzikës. Koncerti është pa pagesë dhe i hapur për të gjithë.
Shihemi në Shirokë! ❤️