Velipoja ka njohur një fluks të lartë pushuesish edhe gjatë kësaj fundjave, duke konfirmuar se mbetet një nga destinacionet më të preferuara turistike në veri të vendit. Moti i favorshëm dhe kushtet e përmirësuara kanë sjellë në bregdet qindra vizitorë nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe nga jashtë vendit.
Pushuesit shprehen të kënaqur me ndryshimet pozitive që kanë gjetur këtë sezon në Velipojë. Ata vlerësojnë pastërtinë, organizimin e hapësirave publike, mirëmbajtjen e zonës bregdetare dhe kushtet më të mira të ofruara për turistët.
Atmosfera e gjallë në shëtitore, bizneset e frekuentuara dhe plazhi i mbushur me vizitorë tregojnë se sezoni turistik ka nisur me ritme premtuese për këtë zonë.
Me vijën e saj të gjatë bregdetare, plazhet me rërë dhe ambientin familjar, Velipoja vijon të mbetet “Perla e Adriatikut”, duke tërhequr çdo fundjavë një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas dhe të huaj. Sezoni veror pritet të sjellë një fluks edhe më të madh vizitorësh në javët në vijim.
