Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë edhe në fushën e artit, duke nxitur diskutime mes artistëve për ndikimin e saj në krijimtari.

Kompozitori Zef Çoba shprehet se inteligjenca artificiale është krijuar nga njeriu dhe nuk mund të dalë mbi të. Në të njëjtën linjë mendimi qëndron edhe piktori Arben Golemi.

Kompozitori Gjon Shllaku e sheh AI-në në dy këndvështrime ndërsa muzikologu Qamil Gjyrezi mendon se artistët nuk duhet të tremben nga ajo. 

Debati për rolin e inteligjencës artificiale në art vazhdon, por artistët bien dakord në një pikë: pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, faktori njerëzor mbetet elementi që i jep identitet dhe vlerë krijimit artistik.