Kalaja e Rozafës vijon të mbetet një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në veri të vendit, duke tërhequr mijëra vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit. Vetëm gjatë muajit maj, monumenti historik është vizituar nga më shumë se 29 mijë turistë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, numri i vizitorëve në Kalaja e Rozafës ka arritur në 62.748 persona për periudhën 1 janar – 31 maj, duke konfirmuar interesin e lartë për një nga monumentet më të njohura të trashëgimisë shqiptare.
E vendosur në një pozicion dominues mbi qytetin e Shkodrës, kalaja tërheq vizitorët jo vetëm për historinë e saj shekullore dhe legjendën, por edhe për panoramën mahnitëse që ofron drejt Liqenit të Shkodrës, lumenjve dhe maleve përreth.
