Shkodra do të kthehet sërish në qendrën e muzikës jazz gjatë muajit gusht, me zhvillimin e edicionit të 17-të të “Shkodra Jazz Festival 2026”. Aktiviteti do të mbahet nga 10 deri më 30 gusht, duke sjellë koncerte, masterclass dhe aktivitete artistike me pjesëmarrjen e muzikantëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Serbia, Rumania dhe Italia.

Festivali organizohet nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe institucione të tjera partnere, duke vijuar traditën shumëvjeçare të promovimit të muzikës jazz dhe shkëmbimit kulturor në qytetin e Shkodrës.