Producentja ekzekutive e edicionit të 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, Manjola Lloja, ka vlerësuar rolin dhe trashëgiminë e këtij eventi, duke theksuar se misioni i tij shkon përtej përzgjedhjes së përfaqësuesit shqiptar në “Junior Eurovision”.

Në një reagim në rrjetet sociale pas përfundimit të festivalit, ajo u shpreh se prej 64 vitesh kjo skenë ka shërbyer si një “laborator krijimesh” për fëmijët, duke zbuluar dhe promovuar talente të reja, ndërsa ka ndërtuar një fond të pasur me mbi 1300 këngë dhe ka nxjerrë emra të njohur të muzikës shqiptare.

Lloja e cilësoi si një zhvillim shumë të rëndësishëm krijimin e një sektori të posaçëm për Festivalin pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, në strukturën e Bashkisë Shkodër. Sipas saj, ky hap dëshmon se festivali tashmë konsiderohet një institucion i mirëfilltë i qytetit dhe garanton vazhdimësinë e misionit të tij në edukimin, argëtimin dhe kultivimin e brezave të rinj.

Në fund të mesazhit të saj, ajo falënderoi institucionet, artistët, grupin e punës, prindërit dhe mbi 200 fëmijët pjesëmarrës në këtë edicion, duke theksuar se përtej çmimeve, ajo që mbetet nga kjo përvojë janë emocionet, kujtimet, miqësitë dhe këngët e bukura.

Statusi i plotë në Facebook

Mundësia që kënga fituese e kategorisë Junior të përfaqësojë Shqipërinë i shton vlerë Festivali Mbarekombetar i Kenges per Femije - Shkoder, Albania ,  por unë besoj fort  se misioni i tij më i madh mbetet ai i një laboratori krijimesh për fëmijë, që prej 64 vitesh zbulon e promovon talentet e reja. 
Kjo përvojë që lindi në Shkodër e s'u ndal më prej 10 majit të vitit 1963, një listë e gjatë me emrat më të sukseshëm të muzikës shqiptare si në krijim ashtu edhe në interpretim, një fonotekë me më shumê se 1300 këngë për fëmijë e qindra profesionistë e artëdashês që punojnë për realizimin e Festivalit prej vitesh e dhjetra të rinj që shtohen vit pas viti...e pra e gjithë kjo është një arsye e fortë për të thënë pa modesti, se nuk ka nê Shqipëri një garë më dinjitoze për muzikën e fëmijëve, e Shqipêrisë i bëhet mirë që përfaqësimi në garën europiane të këngëve për fëmijë të përzgjidhet nga kjo skenë.
Këtë vit, edhe pse jo shumë në vëmendjen publike, ka një lajm shumë të rëndësishëm për t'u vënë nê dukje
Krijimi i një sektori të kushtuar Festivalit, si pjesë e strukturës së Qendra Kulturore e Femijeve "Kujtim Alija" - Shkoder, Albania , në organogramën e Bashkia Shkodër nuk êshtë thjesht rasti unik në vend ku një veprimtari kulturore e përvitshme merr një formë të tillë.( Në mos gaboj, përvoja të tilla s'ka as në rajon)
Kjo është një provê e pakundërshtueshme se Festivali êshtë një institucion i Shkodrës, e si i tillë ka tagrin e mundësinë të vijojë një mision fisnik, qytetar e patriotik, për kultivimin e muzikës për fëmijë dhe evidentimin e talenteve të reja.

Edukimi e argëtimi i fënijëve janë agjenda e këtij Festivali e me gjithë zemër dua të besoj se veç kështu çohet përpara një trashëgimi e jashtêzakonshme e kthehet në plan pune një ëndërr e kahershme.

Si producente ekzekutive e këtij edicioni, dua të falenderoj me mirënjohje të veçantë cilindo individ e institucion publik a privat që na mbështeti, dhjetra artistë që morën pjesê, grupin e punës që e çon në një tjetër nivel shfaqjen e organizimin e tij, prindërit që na besuan më shumë se 200 fëmijë, pjesmarrës në këtë edicion.

Kurse si vajza që e nisi këtë përvojë 39 vite më parë, dua t'iu them të gjithë fëmijëve se është në dorën e tyre të vendosin si ta përjetojnë këtë përvojë, por me bindje t'iu siguroj se me kohën që kalon, çmimet veniten, ajo që mbetet janë emocionet, kujtimet, miqêsitë e këngët e bukura.

Një përqafim të madh për secilin prej tyre!

Manjola