Në sheshin përpara katedrales “Shën Shtjefni” në Shkodër është çelur edicioni i dytë i Panairit “Libri të ban të lirë”, një nismë qytetare dhe kulturore që organizohet nga Dom Vlash Palaj dhe Stefan Çapaliku. Për tre ditë me radhë, qyteti do të kthehet në një hapësirë takimesh mes autorëve, lexuesve, botuesve dhe artdashësve.
Shkrimtari Xhahid Bushati dhe botuesi Frano Kulli ndalin vëmendjen te vlerat që sjell ky panair.
Gjatë këtyre tri ditëve do të zhvillohen promovime librash të rinj, ligjërata, seanca leximesh, puntori shkrimi dhe aktivitete të tjera letrare, me pjesëmarrjen e autorëve dhe studiuesve nga Shqipëria dhe rajoni.
