Edhe pse me shanse minimale për trofeun e madh të sezonit, Vllaznia vijon të mbajë gjallë shpresat për titullin e 10-të në histori. Ish-kapiteni i skuadrës kuqeblu, Astrit Premçi, analizon momentin e ekipit duke theksuar se rezultatet e fundit janë ndikuar nga euforia, që sipas tij mbetet “sëmundja e vjetër” e shkodranëve.
Megjithatë, pavarësisht se sezoni mund të mbyllet pa trofe, skuadra shkodrane ka arritur një tjetër objektiv të rëndësishëm, duke siguruar për herë të gjashtë radhazi pjesëmarrjen në kupat e Europës. Një vazhdimësi që konfirmon stabilitetin e klubit në elitën e futbollit shqiptar.
Përballja e fundit e fazës “Final 4” në Abissnet Superiore për Vllazninë do të jetë ndaj Elbasanit. Sfida do të zhvillohet më 31 maj, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.
