Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” është një arritje e madhe e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Përmblodhi: Qamil Gjyrezi

  • Lahuta në UNESCO
  • “Historia e Shqiptarëve”
  • Studimet gjenetike
  • “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”
  • Enciklopedia në të ardhmen

Plotësojnë korpusin e veprave për historinë e mbarë shqiptarëve, gjuhën shqipe dhe prejardhjen e shqiptarëve.

Jam besimplotë për të ardhmen e Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Në aktivitetin për promovimin e librit “Shqip” të akademikut Aristotel Spiro, u diskutua edhe për “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”.

Para 12 vitesh kemi promovuar “Fjalorin e Muzikës” të profesor Vasil S. Tole, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhë-Letërsisë.

Duhet ta japim secili kontributin tonë për të ardhmen e Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe Shkodrës.

Janë të gjitha mundësitë, burimet njerëzore dhe intelektuale, për bashkëpunime shkencore dhe artistike të nivelit të lartë.

Aristotel Spiro: “NJË STUDIM ME RËNDËSI ALBANOLOGJIKE”, Peizazhe të Fjalës, 2026.

Ancient DNA Evidence for the History of the Albanians (2026).

Struktura e ndërtimit të shumëzërëshit polifonik, lab apo tosk, është shprehje e drejtpërdrejtë e unitetit gjenetik të llojit.

Ramadan Sokoli ishte i pari që përcaktoi rëndësinë e isos në natyrën e polifonisë popullore, te vepra “Folklori Muzikor Shqiptar: Morfologjia”, Tiranë, 1965, ku shkruante: “…atje ku flitet gegërishtja kemi muzikën homofonike, kurse përposhtë këtij lumi, atje ku ndihet rotacizmi i bashkëtingëllores n në r ose diftongu ua dhe veçori të tjera fonetike të toskërishtes, atje ndihet edhe isoja, së bashku me veçoritë e tjera polifonike”.

Kaba-ja: iso me zë të lartë. Pjesë muzikore popullore, e shtruar, që luhet zakonisht me gërnetë ose violinë. Kaba përmetare.

Jare: tipologji e veçantë e ahengut shkodran. Sipas Tahir Dizdarit, nga arabishtja “jar” – mik, shok, dashnor, objekt dashurie. Në njëfarë kuptimi, “jaret” janë të ngjashme me “kabatë”, me zë, për shkak të veçorive instrumentale që mbartin, si p.sh. ambitusi shumë i gjerë dhe ritmi i lirë i ndërtimit të tyre.

Në të ardhmen, me mbështetjen e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së informacionit, do të vërtetohet kjo mini-tezë, duke deshifruar simbolet e jares dhe kabasë, notat muzikore si në shembullin e kthimit të shenjave të liturgjisë së Jan Kukuzelit në nota muzikore.

PARIMI FONOLOGJIK qëndron në themel të drejtshkrimit të shqipes. Në rastet ku grafema përfaqëson realizimin alofonik dhe jo fonemën, atëherë zbatohet parimi fonetik, si një version i parimit fonologjik dhe i përkufizuar në raport me të.

Alofonia (nga greqishtja állos, “tjetër” dhe phoné, “tingull”) është një koncept gjuhësor që përshkruan variacionet e ndryshme të shqiptimit të të njëjtit tingull themelor (fonemë). Këta tinguj të ndryshëm, të quajtur alofonë, nuk e ndryshojnë kurrë kuptimin e një fjale, edhe nëse tingulli i perceptuar është fizikisht i ndryshëm.

JO PARIM MORFOLOGJIK!

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe nuk ka njohur dhe nuk njeh ndonjë parim morfologjik. Evidentimi i strukturës morfologjike të fjalëve nëpërmjet drejtshkrimit bëhet nëpërmjet marrëdhënies fonemë-grafemë, pra nëpërmjet veprimit të parimit fonologjik.

Çka është interpretuar nga tradita studimore si parim morfologjik është, në të vërtetë, parimi fonologjik.

Në drejtshkrimin e shqipes veprojnë edhe parime të tjera dytësore, si: parimi tradicional-historik, parimi etimologjik, parimi simbolik, parimi i ekonomisë gjuhësore etj.

“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” (2026) jep gjithmonë shkas për reflektime dhe diskutime. Një arritje e re e leksikografisë shqiptare!

Një gjë është e sigurt: ky fjalor është një gur kilometrik në historinë e leksikografisë shqiptare. E konfirmuam sot në Shkodër, në një takim të bukur për gjuhën dhe poezinë me një auditor të zgjedhur.

Për “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe” punoi një ekip i gjerë hartuesish, redaktorësh dhe korrektorësh, nën drejtimin e akademik Jani Thomait si kryeredaktor dhe dy zëvendëskryeredaktorëve, akademik Valter Memishaj dhe prof. dr. Shezai Rrokaj. (Aristotel Spiro, 2026)